“Mbrojta familjen”/ Shqiptari arrestohet pas vrasjes së bashkatdhetarit për 5 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.08.2024, 15:18

Ka një pikë kthese pas krimit në Tavullia, Itali ku humbi jetën Dritan Idrizi, 38-vjeçari me origjinë shqiptare, banues në Riccione.

Shqiptari ka humbur jetën në kulmin e një debati të dhunshëm, pasi ka marrë tre plagë me thikë, njëra prej të cilave fatale në zemër.

Deri më tani autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare si të dyshuar për krimin. Dy shqiptarë nga Cattolica dhe San Giovanni në Marignano akuzohen

për plagosje të rëndë, ndërsa një tjetër banues në Tavullia akuzohet për vrasje.

Nga hetimet e karabinierëve u konstatua se 38-vjeçari i plagosur me thikë ishte transportuar nga dy bashkatdhetarë të tij me makinë në urgjencën e spitalit dhe kur mbërriti atje ishte i vdekur.

Hetuesit kanë zbuluar se shqiptari ka pasur një diskutim të ashpër me anëtarët e familjes së Artur Cerria, 37 vjeç, me banim në Tavullia. 37-vjeçari i arreetuar është sulmuar me një shkop metalik dhe një çekiç ndërtimi nga Idrizi dhe dy shokët që kishte marrë për ndihmë.

Në këto rrethana, dyshohet se Arturi ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur Idrizin disa herë në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen.

Kur u arrestua, Arturu u tha hetuesve se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin pasi edhe ata u plagosën e morën ndihmë mjekësore në urgjencën në Pesaro.

Arsyet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Sipas informacioneve fillestare, viktima ka dashur t’i marrë shqiptarit një pagë prej 5 mijë eurosh për një punë ndërtimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit