Personat me iniciale I.A. 43 vjeç dhe E.A. 19 vjeç nga fshati Sellcë në Shtip, janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi janë kapur duket prerë dru në mëynrë të paligjshme në pjesën e djegur nga zjarret e fundit në malin Serta.
Ministria e Punëve të brendshme për rastin në fjalë ka dërguar edhe pamje nga kapja e personave në vendin e ngjarjes, që janë realizuar përmes dronit.
“Atyre iu është marrë një traktor me një rimorkio, dy sharra elektrike dhe dru të prera.
Më pas, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shtip, është marrë urdhër dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tyre në fshatin Sellcë, me ç’rast janë udhëzime dhe autorizime për prerje të masës së drurit, të lëshuara nga N.P. “Pyjet Kombtare”, janë gjetur dhe sekuestruar, fotokopje të letërnjoftimeve për të cilat janë dorëzuar kërkesa për marrjen e lejeve për prerje, një pushkë me ajër, dy bidonë me benzinë, një pajisje e improvizuar për centrimin e optikës së armëve të zjarrit dhe sende të tjera që lidhen me veprën.
Po ashtu, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë kundër Krimit – Sektori për Krimin Ekonomik dhe Korrupsion dhe SPB-Shtip, kanë kryer kontroll dhe kanë marrë dokumentacion në N.P. “Pyjet Kombëtare” – Shtip.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, SPB-Shtip kundër dy personave do të bëjë kallëzim penal sipas nenit 235 paragrafi 3 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.