Një incident i pakëndshëm është shënuar në njërin prej plazheve tek "Rana e Hedhun", ku pushuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Pikërisht tek vendi i quajtur "Nëna e Detit", pushuesit kanë deklaruar se i kanë ngritur nga çadrat.
Çadrat këtë plazh kushtonin 1000 lekë, por ajo që e bëri përvojën e keqe sipas tyre, ishte shërbimi tejet i dobët ndaj klientëve në restorantin e plazhit.
Në orën 8 të mbrëmjes, pushuesit deklaruan për JOQ se u detyruan të ngriheshin nga shezlongët pasi plazhi kishte një "orar të caktuar". Kjo situatë u konsiderua e papranueshme nga shumë pushues, pasi ata u shprehën se nuk kishte asnjë njoftim ose tabelë që të tregonte për një limit qëndrimi në plazh.
Shumë prej tyre u ndjenë të zhgënjyer dhe patën ankesa për mënyrën se si u trajtuan nga stafi. Pushuesit theksuan se një plazh që pretendon të ofrojë shërbime të mira duhet të ketë një komunikim dhe një shërbim cilësor ndaj klientëve.
”Sot” tek Rera e Hedhur frekuentuam plazhin “Nena e Detit”, tek i cili cadra ishte 1000 leke dhe pas nje sherbimi teper te dobet ndaj klienteve tek restoranti, ne oren 8 te darkes u detyruam te ngrihenim nga shazllonet pasi plazhi kishte nje “orar te caktuar”. Kjo nuk mu duk aspak normale pasi nuk kishte asnje lloj njoftimi ose tabele qe tregonte nje limit qendrimi ne plazh dhe shume pushues te tjere u ndjene ne te njejten menyre dhe kishin shume ankesa per menyren sesi pushuesit u trajtuan”,-deklarojnë ata.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.