“Viktimat u intervistuan dy herë” – Nikçi deklarohet për rrahjen në Pejë ku u përfshi Noizy

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.08.2024, 14:48

Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë. Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.

Noizy së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht Tik-tokerin kosovar, Medi Hyseni dhe Bekim Hadergjonajn.

Detaje për rastin ka dhënë sot zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai konfirmoi se ende nuk ka ndonjë të arrestuar, ndërkohë që viktimat janë intervistuar dy herë.

“Të gjithë personat e përfshirë në rast janë duke u kërkuar. Viktimat e rastit janë intervistuar dy herë”, tha Nikçi.

Ndërkohë, në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi.

Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj (emri i vërtetë). Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest për fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Pas reagimit të Noizyt, një tjetër postim në InstaStory e ka bërë së fundmi edhe Stresi.

Ai thotë se as ai dhe as Noizy nuk e kanë prekur me dorë, por që nuk ka faj që nuk ka shokë që qëndrojnë prapa tij.

Para pak çastesh vet reperi, Noizy ka njoftuar se ka anuluar koncertin që parashihej ta mbante sonte në Gjilan.

“Sonte nuk mund të jem në Gjilan”, ka shkruar ai në Insat Story.

Reagimi i Medi Isenit

Përmes një bisede në “Tik-Tok”, Medi Iseni me Cllevion ai ka treguar se si ka ardhur deri tek rrahja.

Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.

“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke i thënë ai, Cllevios.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit