Një 47-vjeçar shqiptar është vënë në pranga së bashku me një shtetas rumun, sepse kanë përdhunuar dy vajza.
Dy 18-vjeçaret (njëra nga provinca e Romës dhe tjetra nga Viterbo) kallëzuan në polici se dy burra kishin abuzuar seksualisht me to në një apartament në Romë.
Raportohet se dy vajzat kishin mbërritur në Romë për të takuar mikun e tyre, që në çastin e fundit u kishte thënë se nuk mund t’i priste.
Tek po ecnin rrugës, iu afrua një 26-vjeçar rumun, i cili i ftoi në apartamentin e tij për të kaluar natën dhe për të pirë ndonjë gjë.
Në fillim e refuzuan, më pas mirësjellja e të riut u prishi mendjen adoleshenteve. Sapo ato hynë në apartamentin e tij janë përballur me 47-vjeçarin shqiptar. Pasi i detyruan të pinin alkool, secili mori nga një vajzë dhe i përdhunuan.
Pas abuzimit seksual, vajzat arritën të arratiseshin dhe të njoftonin policinë falë ndihmës së kalimtarëve.
Policët mbërritën në apartamentin e të akuzuarve dhe arrestuan 26-vjeçarin rumun, ndërsa miku i tij, 47-vjeçari shqiptar u arrestua në stacionin e autobusit në tentativë për t’u arratistur nga qyteti.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.