Banorët e Yzberishtit: Plehrat bëhen kapicë! S’i mbledhin por i djegin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 01.08.2024, 21:17

Banorët e lagjes Yzberisht në Tiranë po përballen me një situatë të rëndë mjedisore dhe shëndetësore, pasi mbeturinat nuk janë mbledhur për më shumë se tre javë. Grumbujt e plehrave janë bërë një problem i madh, duke shkaktuar shqetësim dhe indinjatë tek banorët.

Sipas burimeve lokale, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dy netë radhazi për të shuar zjarret e ndezura në kapicët e mbeturinave. Banorët raportojnë se plehrat janë djegur për shkak të mungesës së mbledhjes së rregullt, duke krijuar një rrezik të madh për shëndetin publik dhe mjedisin përreth.

Një banor lokal ka bërë apel në redaksinë e JOQ: "Kanë kaluar tre javë dhe plehrat ende nuk janë mbledhur në Yzberisht, tek rruga e re që është ndërtuar. Zjarrfikësit kanë ardhur dy netë rresht për të fikur zjarret që ndezin plehrat, sepse nuk po i marrin. Ju lutem, publikojeni këtë situatë, është një katastrofë. Faleminderit!"

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia për të zgjidhur këtë problem dhe për të siguruar një mjedis të pastër dhe të sigurt për komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit