Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2024, 20:46

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i “Grupacioni 4iG” .

Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje me strategjinë e “Grupacioni 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se përvoja e krijuar e “Grupacionit 4iG” në industrinë e telekomunikacionit, e kombinuar me ekspertizën e saj në korniza rajonale, mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në tregun e RMV-së. Kjo nismë premton përfitime të konsiderueshme për të dyja palët, ndërsa mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, sepse edhe Maqedonia edhe Grupacioni 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të ndërlidhur dhe digjitale të avancuar”, theksoi ministri Nikolloski.

Ballina Telegrafi Local Paris 2024 Të Fundit Moti Jobs Real Estate Deals Edicioni: Kërko lajme Deals

Real Estate

Jobs

Moti

Marketing Ballina Të Fundit Në Trend Live Paris 2024 Për ne Na Kontaktoni Arkiva Prokurimi i hapur Reklamo në Telegrafi Shkarkoje aplikacionin:

IOS APP Android APP Lajme Maqedonia e Veriut Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit Nikolloski – Zhaszai: “Grupacioni 4iG” hungarez po shqyrton mundësitë për të hyrë në tregun e RMV-së të shërbimeve të telekomunikacionit Para 3 ore Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Tranportit, Aleksandar Nikolloski, gjatë vizitës zyrtare në Budapest, Hungari, realizoi takim produktiv me Gelert Zhaszai, kryetari i “Grupacioni 4iG” .

Siç kumtuan nga Ministria e Transportit, në takimin e mbajtur në kryeqytetin hungarez, kryetari i ” Grupacioni 4iG” shpreshu interes të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në vend dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë celulare dhe fikse. Si një kompani e spikatur rajonale e IT-së dhe e telekomunikacionit me një histori të dëshmuar në nxitjen e transformimit digjital në sektorë të ndryshëm, kjo nismë, shtohet, është në përputhje me strategjinë e “Grupacioni 4iG” për të zgjeruar praninë e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se përvoja e krijuar e “Grupacionit 4iG” në industrinë e telekomunikacionit, e kombinuar me ekspertizën e saj në korniza rajonale, mund të përdoret në mënyrë efektive edhe në tregun e RMV-së. Kjo nismë premton përfitime të konsiderueshme për të dyja palët, ndërsa mund të jetë veçanërisht e dobishme për qytetarët e Maqedonisë, sepse edhe Maqedonia edhe Grupacioni 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për një shoqëri të ndërlidhur dhe digjitale të avancuar”, theksoi ministri Nikolloski.

Gjatë takimit zyrtar, të dyja palët e thekauan rëndësinë dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale për shkak të përparimit ekonomik dhe social.

“Në përputhje me planet për zhvillim të qëndrueshëm të Maqedonisë deri në vitin 2030, kryetari i “Grupacionit 4iG” shprehu interes për bashkëpunim në projekte në infrastrukturën e komunikimit, duke theksuar investimet e mundshme në teknologjitë më të avancuara për përmirësimin e lidhjes ndërmjet zonave urbane dhe rurale në Maqedoni”, theksohet në kumtesën.

Kjo nismë, nënvizohet, ka për qëllim përmirësimin e përvojës së klinetëve, të promovojë qëndrueshëri, të krijojë mundësi të reja për punë dhe të stimulojë rritjen ekonomike.

Grupacioni 4iG është operatori i dytë më i madh i telekomunikacionit në Hungari dhe një integrues kryesor i sistemit të IT, me një portofol investimesh në rritje në sektorin e hapësirës dhe industrisë së mbrojtjes.Në vitin 2022, Grupacioni 4iG zgjerohet në tregjet e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor, duke vendosur pozicione të rëndësishme në Mal të Zi dhe Shqipëri përmes lançimit të markës së tij të telekomunikacionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit