Punonjësit e administratës do të përcaktojnë vetë kur do të nisin ditën e punës dhe orari do jetë sipas dëshirës së tyre.
Ky vendim i propozuar dy javë më parë, është miratuar këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni tha se punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojnë më vonë, kjo në varësi të planeve të tyre personale.
“Për të garantuar që administrata publike, të jetë një punëdhënës më tërheqës, parashikohet për herë të parë koncepti i orëve fleksibël, me qëllim jo vetëm optimizimin e gjithë procesit të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike, por mbi të gjitha për të garantuar një balancë më të mirë midis punës dhe jetës private të të gjithë punonjësve brenda administratës shtetërore. Punonjësit mund të zgjedhin të nisin ditën e punës më herët dhe ta përfundojnë më herët ose ta nisin më vonë dhe ta përfundojnë më vonë”.
Kushtet që duhet të plotësojnë punonjësit e administratës janë orari i plotë dhe duhet të jenë prezentë në zyrat e tyre në një fashë orare 9:30-15:30 nga e hëna deri të enjten dhe nga ora 9:30-13:00 ditën e premte.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.