Policia spanjolle ka arrestuar një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, teksa po ikte nga shtëpia ku kishte hyrë për të grabitur në lagjen s'Arenal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të së martës, kur Policia Vendore mori një telefonatë nga një qytetar i cili tha një hajdut kishte tentuar t’i grabiste shtëpinë.
Kur një nga patrullat e zonës është paraqitur në vendngjarje dhe ka folur me qytetarin në fjalë, ai u ka thënë se kur ka qenë në dhomën e gjumit ka dëgjuar një zhurmë në ballkonin e dhomës dhe ka parë ndaj një individi që po ngrinte xhamat e dritares me qëllim që të hynte.
Por në atë moment shqiptari i kapur mat ka tentuar të zbresë nga ballkoni për të shpëtuar, por ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në rampën e garazhit. Më pas ai është ngritur për t'u ngjitur në murin mbrojtës, por nuk ka mundur për shkak se i ishin plagosur kyçet e këmbës dhe është ruajtur nga i zoti i shtëpisë deri sa ka ardhur policia.
Këta të fundit e arrestuan shqiptarin dhe e dërguan me një ambulancë në spitalin Son Espases. Pas ekzaminimit, mjekët i kanë njoftuar agjentët se shqiptari kishte të dy nyjet e këmbëve të thyera dhe se duhej të shtrohej në spital për disa kohë.
Ai akuzohet për grabitje me forcë pasi në momentin e tentativës për grabitje në shtëpi ndodheshin edhe dy fëmijët e viktimës, të dy të mitur.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.