Situata me zjarret, mblidhen institucionet e Kosovës- paralajmërohen sanksione për bujqit që djegin tokat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2024, 21:12

Policia e Kosovës kanë njoftuar se në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së është zhvilluar një takim me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve përgjegjëse për të diskutuar rreth koordinimit të veprimeve në rast të rreziqeve nga zjarret në këtë sezon të verës.

Në njoftim është theksuar se zjarr vëniet me qëllim dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe se sanohen me ligj.

Gjithashtu me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë është diskutuar edhe mundësia ligjore për sanksionim dhe mos përfshirje në subvencione të pronarëve të tokave që i djegin sipërfaqet.

Njoftimi i plotë:

Referuar sezonit veror në të cilin ndodhemi dhe temperaturave të larta që e karakterizojnë këtë sezonë, vlerësohet se rritja e rrezikut për shfaqjen e zjarreve dhe përhapjen e shpejtë të tyre është potencial, andaj raportimi dhe reagimi ndaj rreziqeve të tilla na obligon të gjithëve.

Me qëllim të marrjes së masave për parandalim, si dhe koordinim të veprimeve në rast të rreziqeve nga zjarri, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe ambientit në tërësi, sot më 31.07.2024, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë mbajtur një takim me Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, ku u diskutua për modalitetet e veprimit në rast të raportimit apo identifikimit të rasteve të zjarreve apo zjarr vënieve në vendin tonë.

Zjarr-vëniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj. Gjithashtu nga përfaqësues të ministrisë kompetente (MBPZHR) u diskutua edhe mundësia ligjore e sanksionimit me mos përfshirje në programe të subvencionimit për të gjithë ata pronar të tokave që djegin sipërfaqet e tokave të tyre.

Autoritete apelojnë tek të gjithë qytetarët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore-hamullore, etj, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr-vënie, pasi do të përballen me pasojat ligjore. Po ashtu, apelohet fuqishëm që për çdo rast të identifikuar të zjarreve të njoftohen numrat emergjent pa pagesë: AME (112), Policia (192) dhe Zjarrfikësit (193), për reagim sa më efikas.

Gjithashtu, kërkohet bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME-në dhe autoritetet tjera në identifikimin e personave që potencialisht mund te jenë shkaktar të rasteve të tilla të zjarreve që mund të rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe dëmtojnë ambientin.

Policia e Kosovës është e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet kompetente çdo rast ta hetojë dhe të iniciojë procedurë ligjore, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë ata persona të dyshuar që janë të përfshirë në vepra të tilla të zjarr-vënieve apo në një mënyrë tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit