Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka kërkuar nga Autoriteti i Konkurrencës të rinisë hetimin për tregun Agro-ushqimor të Tiranës, duke theksuar abuzimin me pozitat dominuese dhe mosarkëtimin e gjobës së vendosur në vitin 2018. Braçe kërkon që të merren masa për të siguruar pagesën e gjobës prej 46 milionë lekësh, të cilën kompania EKMA ende nuk e ka paguar, edhe pse gjykatat e kanë lënë në fuqi.
Erion Braçe theksoi se situata në tregun Agro-ushqimor të Tiranës është e rëndë për tregtarët, të cilët janë të detyruar të përballen me kushte shtrënguese. Ai ka bërë thirrje që Autoriteti i Konkurrencës të veprojë menjëherë dhe të nisë hetimin për produktet e shportës, spitalet private dhe industrinë e turizmit.
“Tregu më i madh në vend i produkteve bujqësore është hetuar dhe është gjetur fajtor. I është vendosur gjoba, po pse nuk e filloni nga arkëtimi i gjobës? Atje ka një gjendje thuajse shtrënguese për çdo tregtar që është aty. Shkoni tek KLODI, ua mban??” tha Braçe.
Sipas tij, mosveprimi i Autoritetit të Konkurrencës nuk rikthen konkurrencën e drejtë në tregun e produkteve ushqimore, pasi nuk po hetohen çmimet e grurit, miellit për bukë dhe bukës.
Kërkesa e Braçes për hetim është përfshirë në rezolutën e Kuvendit, e cila tashmë është publikuar në Fletoren Zyrtare. Kuvendi i kërkon Autoritetit të Konkurrencës të nisë hetimin për tregun e produkteve të shportës, të cilat nuk kanë qenë objekt hetimi në 5 vitet e fundit. Po ashtu, kërkohet monitorimi i ndërmarrjeve që operojnë në industrinë e turizmit, hetimi në tregun e shërbimit spitalor privat dhe tregun e çimentos.
Rezoluta gjithashtu kërkon masa për një konkurrencë efektive në shërbimet bankare digjitale, për tarifat dhe komisionet e bankave, si dhe monitorimin e tregut të sigurimeve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.