Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se sot ka nevojë për kujdes më të madh ndaj aseteve institucionale në vend dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zinxhirin vendimmarrës.
Kështu ka deklaruar ai pas zhvillimeve të fundit në vend ku është lakuar emri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, derisa ka shtuar se duhen ndaluar grupet e fshehta të krimit të organizuar, të cilat, siç ka thënë ai, po mundohen të destabilizojnë vendin.
Për të njëjtat, ish-deputeti Rrustem Mustafa tha se janë përgjegjëse për “tentim sulmi ndaj AKI-së”.
“Koha për vendimmarrje të kjarta, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zingjirin vendimmarrës. Këto ditë pamë se si u tentua sulmi mbi institucionet vendore, rasti i ‘tentimit për sulmin në AKI’ si institucion kredibil nga inteligjenca sërbe përmes dorës së fshehur, duke tentuar të futin luftën speciale edhe aty ku ndihemi mësë sigurti. Grupet e fshehta të krimit të organizuar që po mundohen të destabilizojnë vendin, duhet ndaluar dhe pamundësuar zhvillimin e tyre. Të gjithë ne me ngulm të reflektojmë në respektimin e rendit, ligjit për normalizimin e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.