Flet pronari i lokalit ku u vendos tritoli: Investova mundin e 10 viteve, nuk i kam borxh kujt

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.07.2024, 10:32

Andis Daja, pronari i restorantit në Velipojë ku u vendos tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shprehur se nuk ka konflikte me askënd.

Ai deklaron se investimin e ka ngritur me mundin e 10 viteve punë në Gjermani dhe nuk i ka borxh kujt.

“E pash të arsyeshme të bëja një investim në vendin tim, dhe shikoje çfarë ndodh. Të vijnë të sulmojnë pa i pasur kujt borxh, as asgjë, nuk e di, shumë i zhgënjyer.”

Ai thotë se kur ndodhi shpërthimi i vëllai ka qenë pak metra më tutje dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëme fizike.

Mbrëmë nga ora 3:00 e natës më ka marrë vëllai në telefon. Është hera e dytë që ndodh. Ka ardhur nga mbrapa dhe ka hedhur lëndë shpërthyese, për fat të mirë vëllai ka qëlluar pak metra më tutje dhe nuk ka pasur dëme fizike.”

Gjithashtu, thekson se është hera e dytë që ndodh një shpërthim i tillë dhe shpreson që policia të merret seriozisht me rastin dhe të gjenden autorët e ngjarjes sa më shpejt.

Shpresoj që policia të merret seriozisht se është hera e dytë, të gjenden autorët sa më shpejt”, përfundoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit