Një nga problemet kryesore të fermerëve në qarkun e Beratit është mungesa e ujit për vaditje, një çështje që ka mbetur e pazgjidhur për më shumë se 20 vjet.
Edhe pse Anila Denaj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reklamon në rrjetet sociale “investimet” në sistemet e vaditjes, fermerët flasin për një tjetër realitet.
Ata thonë se “vepra ujitëse” "Diga mbi lumin Osum" me një gjatësi prej 12 km dhe një kapacitet prurjeje prej 1800 lit/sek, e cila ujit 2200 hektarë tokë bujqësore bashkitë Berat, Dimal dhe Kuçovë, përket kohës së Enver Hoxhës.
Sipas tyre kjo “vepër” me të cilën krenohet ministjra është mashtrim pasi nuk ka lidhje me realitetin dhe qarkun e Beratit që ka 18-20 vite me probleme në sistemin e vaditjes.
Fermerët thonë se në këtë qark nuk funksionon sistemi i vaditjes dhe akoma nuk ka nisur as puna për kanalet, jo më rregullimi i digës.
Kjo situatë ka ndikuar ndjeshëm në prodhimin bujqësor, duke shkaktuar vështirësi ekonomike për fermerët dhe komunitetet lokale.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje jam nje bujk i qarkut te beratit bashkis dimal. Super mashtrim i madh. Mbaj pergjegjsi te plote.Ne qofte se ne qarkun e beratit shperndahet nje pike uje ne toka. Ka 18 20 qe nuk fuksionon sistemi ujites. Dhe akoma nuk ka nisuras puna nga kanalet jo me tek diga. Kjo esht veper e enver hoxhes. Ca lidhje kan keta me kete video e tmerrshme ca mashtrimi
Dhe 1 nga problemet kryesore te qarkut te beratit ne bujqesi esht vaditja. Ka 20 vjet qe nuk vjen uji
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.