Një grup pasagjerësh përjetuan një udhëtim skandaloz nga Saranda në Tiranë ditën e djeshme, pasi autobusi i tyre u prish dy herë dhe ata u detyruan të presin në diell për orë të tëra.
Pasagjerët raportuan se autobusi ishte planifikuar të nisej në orën 2 pasdite, por pati avari në motor dhe në sistemin e frenimit gjatë rrugës.
Në rastin e parë, autobusi u prish para tunelit, ndërsa në herën e dytë, vetëm disa kilometra pas tunelit në drejtim të Kardhiqit. Dyert e autobusit nuk u hapën, duke shkaktuar frikë tek pasagjerët për asfiksim mes vapës.
"Na torturuan me autobus. U prish dy herë. Kishte avari në motor dhe sistemin e frenimit. Na gënjyen katër herë duke thënë se autobusi po vjen. Na lanë në diell dhe na bënin presion të ikim sepse agjencia nuk kishte shans të nisë një autobus tjetër," deklaroi një pasagjer i zhgënjyer.
Gjatë kohës së pritjes, policia mbërriti në vendngjarje. “Foli me pronarin e agjencisë së transportit dhe ikën!”.
Megjithatë, edhe pas premtimit se një autobus tjetër do të dërgohej, pasagjerët u lanë të presin për dy orë pa asnjë informacion, duke shkaktuar zemërim dhe frustrim të mëtejshëm.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.