Pothuajse 8 mijë dhi dhe dele janë groposur në pesëmbëdhjetë ditët e fundit ose pritet të vriten që nga konfirmimi i rastit të parë të murtajës në një njësi blegtorale në Kastraki Kalambakas, Greqi.
Deri dje, sipas të dhënave zyrtare nga autoritettet greke, janë groposur 3670 kafshë dhe pritet që të njëjtin fat tê kenë edhe 4238 të tjera.
Ditën e djeshme, kreu i prokurorisë së Shkallës së Parë të Larisës urdhëroi një hetim urgjent për të dhënë përgjigje se si, kur dhe nga kush dhe nga kanë hyrë kafshët bartëse të virusit. Megjithatë, autoritetet veterinare përveç zonave të kontrollit, po marrin mostra edhe nga kontrollet e synuara në zona jashtë mbikëqyrjes.
Për momentin qëllimi kryesor i autoriteteve përgjegjëse është t'i japin fund përhapjes së sëmundjes dhe më pas në një moment të dytë të bëjnë njoftime zyrtare se si ka hyrë murtaja në vend.
Vihet re se deri më tani janë zbuluar gjithsej 18 raste të murtajës së dhive në Trikala dhe Larisa që nga data 11 korrik, kur u regjistrua rasti i parë. Prej tyre, 10 ndodheshin në Njësinë Rajonale Trikala dhe 8 në Njësinë Rajonale Larisa. Një rast nënkupton të gjithë tufën.
Ndërkohë që vlen të thuhet se numri i kafshëve dhe zonave rritet sa herë që konfirmohet një rast i ri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.