Hava Muka, gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit që humbi padrejtësisht jetën teksa ishte në krye të detyrës, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Mes lotësh, ajo ka kërkuar drejtësi për nipin e ndjerë duke thënë se 36-vjeçari ishte një njeri punëtor dhe i ndershëm, i cili nuk ishte përfshirë në asnjë veprimtari kriminale.
Ajo tha se nipi kishte një vit që punonte për të siguruar bukën e gojës në lokalin e Shyqyri Kalemit, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atenatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur rëndë.
“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që pu nonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djal i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”.
Në atentatin e ndodhur mesnatën e së shtunës mbeti i vrarë Shyqyri Kalemi, kamarieri Gledian Muka dhe klienti i lokalit Marsel Çela, ndërsa mbeti i plagosur vëllai i Kalemit, Artur Kalemi.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes për shkak se dy djemtë e Shyqo Kalemit, Andresa alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemi, iu kanë shpëtuar disa atentateve që e kanë zanafillën që nga vrasja e Aleksandër Sadikajt në Tiranë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.