Fermerët e Maliqit të cilët protestuan me mjetet e tyre bujqësore në rrugë, janë gjobitur nga policia.
Mësohet se 1 fermer është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra nga policia me arsyetimin se ka zënë sipërfaqen rrugore të aksit Libonik-Drithas, pa leje e pa shkak të arsyetueshëm, duke u bërë pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Ndërkohë që 23 fermerë të tjerë të cilët kanë qenë pjesë e kësaj proteste kanë marrë masë administrative për parkim të gabuar për mjetet e tyre bujqësore në aksin nacional.
Edhe pse fermerëve u ka mbetur prodhimi pa shitur e nuk kanë asnjë lloj ndihme financiare nga qeveria, për Policinë Rrugore këto nuk janë arsye për të protestuar. Mes tyre dhe fermerëve ka patur tension dhe përplasje gjatë gjithë protestës së mbajtur në afërsi të fshatit Drithas.
Fermerët kërkojnë mbështetje nga qeveria për të subvencionuar kostot e prodhimit, në mënyrë që të mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara. Krijimi dhe promovimi i tregjeve lokale për prodhimet e tyre do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit të stoqeve të pa shitura. Rregullimi i importeve për të siguruar që ato të mos dëmtojnë prodhimin vendas dhe të jenë në përputhje me standardet, është një tjetër kërkesë e fermerëve.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.