Ruanin shtëpi bari/ Shpëtohen “skllevërit” shqiptarë në Spanjë, u mashtruan nga bashkëatdhetarët e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.07.2024, 15:41

Policia spanjolle ka arrestuar 28 persona dhe ka çmontuar një organizatë të dedikuar për trafikimin e njerëzve për t'i shfrytëzuar në plantacionet e marijuanës.

Agjentët e Policisë Kombëtare kanë liruar dy shqiptarë që mbaheshin në dy plantacione marijuanë.

Oganizata kriminale merrte magazina me qira për të ngritur më pas plantacione marijuane brenda. Drejtuesi ishte një shtetas spanjoll, i cili merrej me lokalizimin e magazinës industriale, menaxhimin e qirave dhe blerjen e të gjithë materialit të nevojshëm për plantacionin.

Ndërsa anëtarët ishin përgjegjës për gjetjen e punëtorëve në vendin e tyre të origjinës në mënyrë që të kujdeseshin dhe të monitoronin plantacionet 24 orë në ditë. Këta të fundit monitoroheshin nga kontrollorë për të siguruar gjithçka të nevojshme dhe monitoruar lëvizjet e tyre.

Hetimi filloi në shkurt të vitit 2023 kur dy plantacione marijuane u vendosën në magazina industriale në qytetet Castellbisbal dhe Molins de Rei. Kur policia arrestoi dhe intervistoi një prej punëtorëve në këto plantacione zbuloi se ai ishte një viktimë e mundshme e trafikimit të qenieve njerëzore.

Shqiptari i arrestuar deklaroi se ishte i izoluar dhe se ishte mashtruar në Shqipëri nga një bashkatdhetar. Ky i fundit i premtoi një punë në Spanjë në një lavazh makinash, punë të cilën e pranoi pasi gruaja dhe djali vareshin financiarisht prej tij. Pasi i lehtësuan transferimin e tij nga vendi i origjinës në Spanjë, anëtarët e bandës e morën në aeroport shqiptarin dhe e transferuan direkt në një ndërtesë industriale brenda së cilës ishte një plantacion marihuane.

Në atë moment ata i hoqën sendet e tij, përfshirë pasaportën dhe celularin dhe i thanë se duhej të kujdesej për plantacionin, duke i dhënë një telefon me një kontakt të vetëm të regjistruar, i cili ishte ai që do t'i shpjegonte kujdesin për plantacioni dhe punët që do kryente, gjithmonë nën kërcënimin e dëmtimit të familjes së tij nëse ai nuk pranonte. Ky person ka qenë i mbyllur në plantacion prej tre muajsh kur Policia Kombëtare ka mundur ta lirojë.

Në plantacionin e dytë ndodhej një shqiptar tjetër me karakteristika të ngjashme dhe me të njëjtën kombësi, i cili kur u kap deklaroi se duhej të kujdesej për një plantacion marihuanë, por i ishte thënë se në Spanjë kjo veprimtari ishte e ligjshme.

Shqiptari u mbyll për dy muaj në një plantacion marihuane, pa kontakt me jashtë dhe pa pasaportë. Pasi u grumbullua e gjithë marihuana, ai u transferua në një plantacion tjetër të organizatës dhe aty u shpëtua nga Policia Kombëtare.

Vlen të theksohet se dy viktimat e liruara jetonin brenda plantacionit, pa mundur të dilnin jashtë, pa ndriçim apo ajrim natyral dhe duke ngrënë vetëm atë që ishte siguruar nga ndonjë anëtar i organizatës.

Pas analizimit të dokumentacionit të gjetur në dy plantacionet e çmontuara dhe me deklaratat e viktimave, u lokalizuan edhe gjashtë plantacione të tjera, të vendosura në Barcelonë, Tarragona dhe Castellón, të cilat gjithashtu u çmontuan dhe nuk u gjetën viktima të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit