Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të IKSHPK-së, të premten mori vendim që nga 13 deri më 20 korrik, të lirohen nga puna ose të punojnë nga shtëpitë gratë shtatzëna, punëtorët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar si dhe ata të sektorit të ndërtimtarisë, të ndërprejnë punën nga ora 11 deri në ora 17.
Megjithatë, disa punëdhënës nuk kanë zbatuar vendimin e prerë të MSH-së.
Sipas kryeinspektorit të Punës, Hekuran Nikçit, dje dhe sot janë konstatuar 5 raste të shkeljes së vendimit, me mos lirimin e grave shtatzëna.
Këto raste janë në procedurë të shqiptimit të masave ndëshkuese.
Nikçi tha gjithashtu se janë edhe tri raste të sinjalizimit, në të cilat janë inspektuar subjektet dhe nuk është konstatuar shkelje por janë dhënë vërejtje.
“Ndërsa një rast është identifikuar për mosrespektim të vendimit në sektorin e ndërtimtarisë ku ka pas ndalim të punimeve edhe është në procedurë të masës ndëshkuese” deklaroi Nikçi.
Vendimi i prerë i MSH-së ka ardhur si rezultat i temperaturave të larta në vend.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.