Pas më shumë se dy orësh rezistencë, policia ka arrestuar 71-vjeçarin Edmond Naska i cili u ngujua në shtëpinë e tij dhe qëlloi në ajër me armë.
I moshuari që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor është arrestuar pa kundërshtuar policinë. Forcat RENEA kanë thyer xhamat e ballkonit të shtëpisë për të neutralizuar 71-vjeçarin.
Fqinjët e tij kanë përjetuar momente tmerri për disa orë pasi nga të shtënat janë larguar me shpejtësi nga shtëpia.
Markeljan Dhimitri, komshiu i 71-vjeçarit tha për mediat se nuk e dinte se i moshuari ishte një person i rrezikshëm dhe se nuk ka pasur probleme me të.
“U dëgjuan disa të shtëna. Mora nusen dhe djalin dhe ikëm nga shtëpia. Banojmë në të njëjtin pallat. E di për tip të qetë, por është i mbyllur. Unë tre vjet kam që jetoj këtu, nuk e njoh më përpara. S’e dija se ishte tip kaq i rrezikshëm, shpresoj të mbyllet sepse nuk kthehemi dot në shtëpi me fëmijët.
Më është dukur tip i qetë. Nuk kam pasur ndonjëherë probleme. U trembëm drejt të themi, ikëm. Nganjëherë bëhej edhe agresiv kur parkonin makinat para ballkonit, shante dhe ofendonte por s’e dija se është i dhunshëm. Armën e shkrehu në ajër.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.