Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier gjatë një vizite në Gjakovë rikonfirmoi mbështetjen e SHBA-së për vendin tonë.
Megjithatë, ai para mediave tha se ShBA-të por edhe partnerët tjerë kanë shqetësime lidhur me disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti.
“Sa i përket marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, nganjëherë ndjej se të gjithë doni të jeni psikiatër dhe të diagnostikoni ndonjë sëmundje mendore. Ka shumë njerëz të cilët kalojnë shumë kohë duke u brengosur për këtë çështje, do ta them atë që e them gjithmonë. Përkushtimi i ShBA-ve ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt gjithmonë. Kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi me ta dhe do të jemi. Kjo nuk nënkupton që duhet të pajtohemi me çdo zgjidhje të bërë nga çdo Qeveri e Kosovës. Nuk është e fshehtë se qeveria ime bashkë me disa prej partnerëve që punojmë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia e BE-ja kemi disa shqetësime për disa zgjidhje politike që i ka bërë Qeveria Kurti”, u shpreh ai para mediave.
Në konferencë për media, Hovenier deklaroi se pas miratimit të Ligjit për KPK-në dhe KPM-në, ka biseduar me zyrtarët e qeverisë.
Ai potencoi se qeveria duhet të sigurohet që legjislacionet të jenë në përputhje me normat evropiane.
“Kam pasur rastin që të bisedojë me zyrtarët e qeverisë lidhur me këtë çështje. Dua të them se e kuptoj që ka shqetësime se a janë ligjet në përputhje me standardet evropiane apo jo. Këshilla e qeverisë amerikane për qeverinë e Kosovës gjithmonë është e njëjta që të sigurohen që ligjet që miratohen në Kuvend të jenë në përputhje me normat evropiane sepse ne shohim që Kosova duhet të jetë një ditë pjesë e BE-së”, tha Hovenier.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.