Greqi/ 23-vjeçari shqiptar me aftësi të kufizuara vdes nga vapa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.07.2024, 11:41

Një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë mesditën e së dielës së 14 korrikut pasi dyshohet se ka pësuar goditje nga nxehtësia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Evia dhe sipas mediave greke, 23-vjeçari shqiptar ishte një person me nevoja të veçanta, i cili jetonte me familjen në Amarynthos të Evias. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja.

Ai është dërguar në spitalin e Kalkidës me urgjencë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash 23-vjeçari ka pësuar goditje nga vapa, megjithatë policia ka arrestuar prindërit e tij, të cilët kanë një restorant në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit