“Te kompleksi ASL na mbytën mbeturinat, Bashkia pret votimet për t’u bërë e gjallë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.07.2024, 13:21

Jemi në pikun e verës dhe temperaturat kanë kaluar mbi 40 gradë.

Por pavarësisht këtij fakti, Bashkia Tiranë s’do t’ia dijë për plehrat e pa mbledhura në lagjet e qytetit dhe rrezikun që iu kanoset qytetarëve për shkak të tyre.

Një qytetare thotë se te kompleksi “ASL” te rruga “Kongresi i Manastirit” pastrimi i plehrave është kthyer në një problem serioz për banorët pasi rreziku që iu kanoset është tepër i madh.

Ajo thotë se ka bërë denoncim në faqen online të Bashkisë, si për plehrat ashtu edhe rrugët e pashtruara, por përgjigjia e marrë është thjesht kompjuterike.

Sipas saj, bashkia pret votimet që të dalë në terren e të bëjē ndonjë punë sa për sy e faqe, pasi denoncimet e tanishme nuk i hyjnë në sy.

Denoncimi i qytetares;

Pershendetje ! Ndjes per besdisjen por jeni te vetmit qe mund te trasmetoni fjalen tone.Te kompleksi ASL perball shikut eshte bere problem pastrimi i plehrave sidomos tani ne vere qe behen rrezik per shendetin e banoreve. Rruga e pashtruar me gropa si ne mesjete po presin si duket votimet me hedh nje kove beton e kam denocuar dhe ne bashku faqja online por vetem kthejne nje pergjigje te memorizuar,asgje konkrete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit