Shqiptarët neveriten që tani nga rruga Thumanë-Kashar, trafik kilometrik për të hyrë në autostradë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.07.2024, 10:32

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama inaguroi aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar që i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 435 milionë euro.

Edhe pse qeveria përpiqet ta reklamojë këtë autostradë si një sukses për të shmangur trafikun, realiteti duket krejt ndryshe.

Me dhjetëra denoncime kanë mbërritur në redaksinë tonë nga qytetarë që ditën e sotme kanë mbetur në trafik.

Ata thonë se automjetet që vijnë nga Tirana rrugës ekzistuese duhet të futen në Thumanë dhe të vazhdojnë rreth 3.5 km rrugës së vjetër për të hyrë në autostradë.

Por duke qenë se rruga e vjetër është e amortizuar dhe jashtë çdo lloj standardi, kjo ka krijuar kaos dhe trafik ditën e sotme, që është dita e parë pas inagurimit.

Denoncimi nr.1

Pasi inagurohet rruga Thumane Kashar,automjetet qe vijn nga Tirana rruges ekzistuese duhet futen ne Thumane-qytet dhe vazhdojne rreth 3.5km rruges vjeter per te hyre ne autostrade tek Hotel Europa.Kjo eshte autostrada europiane e inaguruar me kaq buje,pasi kta cifute duan vetem tu a bejne pa jetueshme jeten shqiptareve qe te ikin te gjithe.Allahu eshte I madh vonon por nuk harron dhe i denoft allahu kta politikan qe kemi patur tani e 30 vjet.

Denoncimi nr.2

Tmerr pasojat e rrugës së re thuman kashar Trafik në të gjith rrugët e ashtu quajtura të vjetra. Ish rruga e vjetër laç fushkruj. Po e kanë dëmtuar kamjonat që bënin rrugën e re

Denoncimi nr.3

Prsh, Duhet me njoftu te gjatin te inaguroje rrugen e vjeter ne thumane se krejt trafiku po kalon ne rrugen e vjeter

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit