Mexhiti: Pranoni realiteti, silluni si opozitë konstruktive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.06.2024, 18:43

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratave të BDI-së.

Me këtë rast Mexhiti ka porositur udhëheqësinë e BDI-së që të pranojë realitetin dhe të sillet si opozitë konstruktive.

“Ftojmë udhëheqësinë e BDI që të pranojë realitetin, të fillojë të sillet si opozitë konstruktive, ashtu siç sillen partitë normale politike në çdo vend të botës dhe këtë të nisë ta bëjë duke respektuar rregullin bazik të demokracisë që të respektohet rezultati zgjedhor, të respektohet shumica e re parlamentare dhe rregulla e 100 ditëshit të pare”, shkruan Mexhiti.

Ndryshe, më herët, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kjo qeveri nuk ka legjitimitetin dhe se OBRM-PDUKM nuk ka respektuar sovranin e popullit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit