Tragjike! Mbytet në liqen 30-vjeçari në Gramsh

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27.06.2024, 19:35

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit në Gramsh. Mësohet se ai është mbytur në liqenin e Banjës.

Shtetasi I. B., 30 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ishte raportuar i zhdukur ditën e djeshme nga familjarët.

Njoftimi i policisë Gramsh:

Pas kërkimeve intensive, polumbarët e RENEA-s që asistuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, mundësuan gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit I. B., 30 vjeç, në ujërat e liqenit të Banjës, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në liqen.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje”, lajmëron policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit