“Nuk jam shkarkuar nga puna”, mjekja Alketa Pere: Jam e pafajshme, do mbroj veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.06.2024, 10:36

Alketa Ymeri (Pere), një prej mjekeve të përfshira në skandalin e spitalit Onkologjik ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj saj duke thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje.

Duke folur para mediave, ajo ka deklaruar se është e pafajshme dhe se nuk i ka orientuar kurrë pacientët drejt spitalit privat.

"Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik Sot kam ardhjet të mbroj veten time, jam e pafajshme".

Më tej mjekja ka hedhur poshtë deklaratat e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, duke thënë se nuk është shkarkuar nga puna dhe se vazhdon të shkojë te Onkologjiku.

"Në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat, se kush i ka drejtuar pacientët në privat. Kush i ka drejtuar ata. Unë nuk jam shteti. Unë përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar…..Nuk jam e shkarkuar. Do të shkojë në Onkologji. Po kush je ti mo, ti s’je askushi!”

Prokuroria e Tiranës i akuzon mjekët dhe punonjësit e spitalit Onkologjik në QSUT se i kanë orientuar pacientët që të shkonin te klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi dhe të sëmurëve që bënin kimioterapi në Onkologjik nuk u jepej doza e plotë e ilaçeve pasi kjo dozë nxirrej më pas në shitje në disa farmaci në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit