Tre persona janë arrestuar në Durrës pasi kanë rrahur barbarisht një 32-vjeçar i cili ruhej nga policët në spital.
Rasti ka ndodhur në urgjencën e Spitalit rajonal Durrës ku tre persona kanë kundërshtuar me forcë policinë dhe kanë rrahur në mënyrë barbare të riun.
I riu ka deklaruar se personat që e kanë rrahur janë babai, xhaxhai dhe një i njohur i të dashurës së tij.
32-vjeçari i cili ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah ka deklaruar se prej një viti është në një lidhje dashurore me vajzën e familjes që e dhunuan. Ai ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por familjarët e kanë kundërshtuar.
Ai ka deklaruar se ndodhej në spitalin e Durrësit në momentin që është dhunuar pasi ishte ndaluar nga policia për konsumim alkooli dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ai thotë se para se të rrihej, babai i të dashurës e kishte kërcënuar se do t’i vriste të dy.
“Unë mendoj se arsyeja që më kanë goditur ka qenë pasi shtetasi K. K. më ka pas kërcënuar që unë mos të dukem më në Durrës. Në një rast në bisedë telefonike, shtetasi K. K., më ka thënë të shkoj të marr vajzën dhe të zhdukem bashkë me të dhe mos të në shohë më në Shqipëri pasi në të kundërt më ka kërcënuar se do na vriste mua dhe vajzën e tij”.
Pas ngjarjes, policia arrestoi babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës. Mbi ta rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.