Vitet e fundit, Shqipërisë i janë bashkuar disa 'zinxhirë' të restoranteve të ushqimit të shpejtë dhe Burger King është një prej tyre.
Në Tiranë, gjen disa restorante të tilla dhe duke qenë se emri i përket brendit ndërkombëtar, ushqimet dhe rregullat për punonjësit janë të njëjta si në çdo vend tjetër.
Por te Burger King 'Eden', te Rruga e Dibrës, për punëtorët meshkuj ka rregulla të tjera.
Një grup djemsh që punojnë aty, i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar rregullat e vendosura nga menaxheri i tyre. Ata thonë se menaxheri, i cili hiqet si gangster me punonjësit, u ka dhënë urdhër të prerë për paraqitjen e jashtme.
Sipas tyre, menaxheri i ka kërcënuar me largim nga puna dhe masë ndëshkimore nëse nuk kanë mjekrën e hequr mirë ose 0 siç njihet ndryshe. Ndërkohë që rregulli tjetër ka të bëjë me çorapet e bardha, që nuk lejohen në mënyrë kategorike.
Për punonjësit meshkuj këto rregulla e ultimatume janë absurde pasi pas punës ata kanë edhe jetën e tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, jemi një grup cunash që punojmë tek Burger King Eden. Sot menaxheri i ri i pikës tonë na vuri ultimatum dhe na kërcënoi me largimin nga puna në rast se ne nuk zbatojmë urdhrat e tij. Në mënyrë absurde dhe pa të drejtë në kundërshtim me rregulloren e kompanis ai na kërkon që të paraqitemi në punë me mjekrën 0 kur rregullorja nuk e thotë këtë gjë. Ne kemi një jetë edhe jashtë punës dhe është jashtë çdo lloj llogjike që të ndjekim këto urdhra nga një njeri që hiqet si gangsterr në punë dhe në grupin e WP. Po ju dergojme me foto edhe rregulloren e mjekrres te vendosur nga vet menaxheret ne dhomen e ndrrimit. Ju lutem publikojeni ta shikoje e gjith Shqiperia si trajtohemi ne si plera. Faleminderit.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Denisi nga Durrësi
I pari në listë është Denisi nga Durrësi, i cili shpëtoi nga mbytja një vajzë në qytetin bregdetar. Ai e pa atë teksa ishte futur në det dhe vrapoi menjëherë për ta shpëtuar. Në një intervistë për JOQ ai tregon se nuk u mendua dy herë pët t’u futur në det dhe për të nxjerrë vajzën nga uji.
Djali nga Tirana
I dyti në listë është djali nga Tirana, i cili pa një të moshuar në rrugë që po shiste perime dhe vendosi që t’ia blejë asaj të gjitha me qëllim që ajo të shkonte në shtëpi dhe të mos rrinte më në rrugë në ato kushte. Gjithashtu ai bëri thirrje që çdokush që mundet të ndihmojë të moshuarit që shesin në rrugë, duke blerë produktet e tyre.
Petrit Alijaj
I treti është Petrit Alijaj, shqiptari në New York i cili shpëtoi nga manjaku të dashurën e tij. Një burrë i çmendur, manjak, tentoi të digjte të dashurën e shqiptarit në një stacion treni, por Petriti u hodh mbi të dhe flaka u vu në rrobat e tij. Ai ka marrë djegie të mëdha në trup dhe ndodhet i shtruar në një nga spitalet në New York.
I riu shkodran
Në listë është edhe i riu shkodran, i cili bëri një gjest për t’u duartrokitur. Ai iu dërgoi ujë dhe kafe, efektivëve të policisë, që kishin disa orë në punë në mes të rrugës. Ndoshta një gjest i vogël, por që motivon shumë të tjerë të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Jurgen Çela
I pari në listë është Jurgen Çela, i riu nga Fushë-Kruja, i cili aksidentoi rëndë një vajzë, në Rrugën e Durrësit, dhe më pas u zhduk duke e lënë atë në mes të rrugës, të plagosur. Ai u dorëzua më vonë dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur dhe ishte futur kundravajtje në rrugë. Sot, vajza e aksidentuar është në gjendje jo të mirë. Ajo është dërguar në Greqi për mjekim më të specializuar.
Asgan Mërnica
I dyti është Asgan Mërnica, 23-vjeçari nga Fieri, i cili vrau me armë zjarri një efektiv policie, Nevruz Cenaliajn. Mërnica e vrau efektivin, pas një debati mes të dyve, se kush do të kalojë i pari në një rrugë të ngushtë të fshatit. Pas dy ditësh, 23-vjeçari u vetëdorëzua, shumë i qetë, i qeshur dhe aspak i penduar për atë që kishte bërë.
Erdgys Arrazi
Në listë është edhe Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u vetëhodh në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj në gjende të rënduar psikologjike. Arrazi është në burg, pasi ndaj tij rëndon akuza, se e ka shtyrë bashkëshorten drejt vetëvrasjes. Prokuroria thotë se Arrazi e dhunonte bashkëshorten psikologjikisht dhe pas kësaj ajo ndërmori veprimin ekstrem.
Djali dhunues
I katërti në listë është djali që u filmua duke dhunuar nënën e tij të moshuar, duke e kapur prej flokësh dhe duke e goditur keq. JOQ Albania publikoi pamjet e dhunës dhe më pas policia kreu arrestimin e tij. Ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga qelia e burgut dhe ishte në arrest shtëpie. Dhuna e tij ndaj nënës ishte e përhershme.
Eduart Danaj
I pesti në listë është edhe Eduart Danaj, shqiptari, i cili masakroi me thikë për vdekje bashkëshorten e tij në Athinë. Ai mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte dhe në gjendje të dehur e vrau atë në mes të rrugës. Eduarti e dhunonte gruan e tij vazhdimisht dhe ajo kishte marrë disa herë urdhër mbrojtje, por nuk ndihej e sigurt aspak.
Vlonjati
I gjashti në listë është vlonjati, i cili tmerroi në plazh turistet ruse. Ai i shante ato dhe u afrohej për t'i ngacmuar. Kur ato e refuzuan, vlonjati afroi çadrën ndaj tyre dhe i ofendonte sa të mundej.
Babai dhunues
Në listë është edhe babai që dhunonte djalin e tij të mitur në Vlorë. Ai shfaqej teksa i gjuante pa pushim në kokë dhe e shante si të mundej. Videoja u publikua nga JOQ dhe mori shumë komente.
Adoleshentët
Adoleshentët që dhunuan burrin me probleme të shëndetit mendor. Ata e ngacmonin në rrugë dhe e goditën, ndërsa ai përpiqej të mbrohej. Pamjet i shpërndanë në rrjetet sociale.