Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të sjellë në Shqipëri mot të paqëndrueshëm me shtrëngata, reshje shiu e dëbore.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, kjo javë do të jetë me intervale të shpeshta kthjellimesh dhe vranësirash mesatare e të dendura, të cilat do të pasohen me reshje shiu me intenistet të ulët dhe mesatar.
Këto reshje do të jener në formën e shtrëngatave, breshërit dhe stuhive me shkarkesa elektrike.
Ndërkohë që edhe pse në javën e fundit të marsit, nuk do të mungojnë reshjet e dëborës në veri, verilindje-juglindje të vendit kryesisht ditën e Hënë dhe të Enjte.
Të mërkurën dhe të premten parashikohet një rritje tejet e theksuar e temperaturave për shkak të depërtimit të një mase të ngrohtë me origjinë nga Afrika e Veriut si dhe erës jugore.