Dhurim Shini, është 30-vjeçari shqiptar që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident tragjik në seksionin urban Gaeta të rrugës rajonale Flacca, Itali.
Lamtumira e fundit do t'i jepet sot në morgun e varrezave monumentale në via Garibaldi ku është gjetur trupi që nga përplasja ballë për ballë që ndodhi mes Smartit që ai drejtonte dhe një Opeli.
I riu shqiptar po lëvizte me një mjet tip "Smart" kur në rrethana ende të paqarta u përplas ballë për ballë me një mjet tip "Opel". Dhurimi humbi jetën direkt në vendngjarje, ndërsa dy gratë që po udhëtonin në mjetin tjetër u plagosën rëndë dhe ndodhen ende në spital.
58-vjeçarja që drejonte mjetin 'Opel' ndodhet e shtruar në njësinë e urgjencës së spitalit Dono Svizzero pasi pësoi një dëmtim në kokë dhe kraharor. Ndërsa pasagjerja që ishte me të pësoi një frakturë të legenit dhe të krahut.