Plumba pa pushim! Pamjet e atentatit në Shkodër, makina e policit shpërthen në flakë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2024, 19:47

Pak netë më parë, Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunati i tij Gjon Nika i shpëtuan një atentati mafioz në fshatin Grudë të Re të Shkodrës.

Ata po lëviznin me makinë kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash ndaj tyre duke i lënë të plagosur.

Në pamjet e publikuara së fundmi në media, duket momenti kur autorët hapin zjarr dhe Ndërshtiqaj e Nika zbresin me shpejtësi nga makina.

Por për shkak të breshërisë së plumbave, mbi 100 plumba, makina e dy të rinjve ka shpërthyer në flakë.

Në pamje duket 30-vjeçari Nika i cili gjen strehë një larg automjetit dhe fshihet ndërsa 28-vjeçari Ndërshtiqaj tenton të fshihet pas automjetit me të cilin erdhi. Në momentin që makina shpërthen në flakë, ai largohet disa metra më tutje, sërish duke tentuar që të gjejë strehë.

Pasi makina ka shpërthyer në flakë, autorët janë larguar me shpejtësi me makinë, duke qëlluar në ajër.

Në këtë atentat dyshohet se kanë marrë pjesë 3 persona. Ndërshqitaj dhe kunati i tij Nika, kur janë marrë në pyetje kanë deklaruar se nuk kanë konflikte dhe nuk e dinë se kush mund të jetë autori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit