Nikollovski: OBRM-PDUKM pranon kërkesën e Bekteshit, ai që humb zgjedhjet ta lërë politikën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2024, 18:43

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Ljupço Nikollovski thotë se pranojmë kërkesën e ministrit Kreshnik Bekteshi se ai që do të humb zgjedhjet të largohet nga politika.

“Ai që humb zgjedhjet të ndalet të merret me politikë. Shkëlqyeshëm e pranojmë, kjo do të thotë se Kreshniku po i përgatit “gajtan të mëndafshtë Ali Ahmetit.

Ndoshta ai është kandidat për lider në BDI. Duke pasur parasysh se BD do t’i humbë këto zgjedhje dhe nuk do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme, është mirë ta dimë se ja Kreshnik Bekteshi ka ambicie të tilla. Nëse jo më tepër kryesia e BDI-së do të ngelet në Kërçovë”, tha Nikollovski.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi më herët kërkoi nga partitë politike që ai i cili do t’i humb zgjedhjet ta lërë politikën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit