Fier/ 56-vjeçari bie nga kati i pestë dhe vdes, rrethanat ende mister

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.02.2024, 15:19

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.

Një 54-vjeçar me iniciale F.H ka rënë nga kati i pestë i një pallati dhe ka humbur jetën.

Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak/ Rreth orës 14:40, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, dyshohet se ka rënë nga lartësia e katit të pestë të një pallati, shtetasi F. H., rreth 56 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit