Në liqenin e Shkodrës, peshkimi i paligjshëm vazhdon të jetë shqetësim. Në redaksinë e JOQ Albania, janë të shumta mesazhet e qytetarëve që denoncojnë se për çdo natë në liqenin e Shkodrës, sheh peshkatarë që kapin peshk me korrent, edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.
Tashmë varkat me peshkatarë të cilët gjuajnë peshk me korrent janë kthyer në rrezik për gjallesat në në liqenin e Shkodrës të cilët po zhduken çdo ditë e më shumë. Por nëse institucionet tona nuk i vënë re, një qytetar i shqetësuar për gjallesat ujore, shkruan se në orën 20:44 në liqenin e Shkodrës, peshkatarët e pashqetësuar zënë peshk me korrent.
Ky lloj peshkimi po bën shumë dëme, por si duket ligji nuk vepron mbi peshkatarët që nuk kanë frikë asgjë dhe vijojnë masakrën në liqenin e Shkodrës.
Qytetari:
ora 20 e 44 ne liqen te shkodres zihet peshk me korrent pa u shqetesuar nga askush