U shkarkua nga BBC pas kritikave ndaj qeverisë për emigrantët, Gary Lineker njofton rikthimin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 13.03.2023, 12:24

Gary Lineker do të kthehet në drejtimin e emisionit “Match of the Day” në televizionin BBC, pas shkarkimit disa ditë më parë. Arsyeja e kësaj lëvizjeje nga drejtuesit e gjigantit mediatik ishin kritikat e ish-sulmuesit ndaj qeverisë mbi mënyrën sesi po trajton problemin e emigrantëve.

Ky shkarkim shkaktoi një “uragan” të vërtetë në rrjetet sociale dhe tifozët lëshuan kritika të mëdha ndaj drejtuesve të televizionit, si dhe kërkuan rikthimin e tij. Dhe në fund kështu ndodhi. BBC u dorëzua dhe ka vendosur ta rikthejë Linekerin në krye të “Match Day”.

Lajmin e ka bërë me dije vetë drejtuesi i emisionit. “Pas disa ditësh surrealiste, jam i kënaqur që kemi kaluar përmes kësaj rruge. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen e jashtëzakonshme, veçanërisht kolegët e mi në BBC Sport, për solidaritetin e treguar.

Futbolli është një lojë ekipore, por mbështetja e tyre ishte më e madhe. Kam prezantuar sportin në BBC për gati tre dekada dhe jam pa masë krenar që punoj me transmetuesin më të mirë dhe më të drejtë në botë. Mezi pres të kthehem në karrigen e “Match of the Day” të shtunën.

Një mendim të fundit, sado të vështira të kenë qenë ditët e fundit, thjesht nuk krahasohet me detyrimin për të ikur nga vendi yt prej persekutimit apo luftës për të kërkuar një strehim në një vend të largët. Është emocionuese të kesh parë ndjeshmërinë ndaj gjendjes së tyre (emigrantëve) të vështirë nga shumë prej jush.

Ne mbetemi një vend i njerëzve kryesisht tolerant, mikpritës dhe bujar. Faleminderit”, shkruan Lineker. Së bashku me të do të rikthehen edhe Alan Shearer dhe Ian Wright, që dhanë dorëheqjen si opinionistë duke u solidarizuar me kolegun e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit