Arkeologët zbulojnë sfinksin e buzëqeshur të perandorit romak

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2023, 00:18

Arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me sfinksin dhe mbetjet e një faltoreje në një tempull të lashtë në Egjiptin jugor.

Artefaktet u gjetën pranë tempullit Hathor, një nga vendet e lashta më të ruajtura në Egjipt. Sfinksi gëlqeror me "fytyrën e tij të buzëqeshur dhe dy gropëza në faqe" mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi.

Është shumë më i vogël se Sfinksi i famshëm në Piramidat e Gizës, i cili është 20 metra i lartë.

Artefaktet u gjetën brenda një varri me dy nivele në tempullin e Dendera në provincën Qena, 450 km (280 milje) në jug të kryeqytetit të Kajros.

Perandori Klaudi, të cilit arkeologët besojnë se tiparet e buzëqeshjes së statujës mund t'i përkasin, zgjeroi sundimin romak në Afrikën e Veriut midis viteve 41 dhe 54 pas Krishtit.

Arkeologët do të studiojnë shenjat në pllakën e gurit, të cilat mund të zbulojnë më shumë informacion mbi identitetin e statujës.

Përveç sfinksit "të gdhendur bukur dhe me saktësi", arkeologët gjetën gjithashtu një pllakë guri të epokës romake me mbishkrime demotike dhe hieroglife. Faltorja gëlqerore përfshin një platformë me dy shtresa dhe një pellg me tulla balte të epokës bizantine.

Disa ekspertë i shohin këto zbulime nga qeveria egjiptiane si një mënyrë për të tërhequr më shumë turistë, për të ringjallur industrinë e saj të turizmit mes një krize të rëndë ekonomike në Egjipt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit