Mësuesja nuk e harron misionin e shenjtë të mësimdhënies, nuk do dhurata për 7-Mars

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2023, 00:30

Edhe pak ditë na ndajnë nga 7-Marsi, festa e mësuesit në Shqipëri.

Kushdo që ka fëmijë në familje dhe që janë nxënës e di se për këtë festë duhen shpenzuar disa para. Nxënësit përpiqen që në këtë ditë të shënuar të blejnë dhurata nga më të ndryshmet dhe të çmuarat për mësuesit e tyre. Ndonjëherë dhuratat blihen me dëshirën e nxënësve, por ndodh që edhe mësuesit i kërkojnë vetë këto dhurata dhe kanë kërkesa specifike.

Por pavarësisht këtyre rasteve, ka ende mësues që e quajnë mision mësimdhënien dhe festën e tyre të shenjtë duan ta festojnë pa asnjë dhuratë. Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi edhe në redaksinë tonë.

Një qytetar ka treguar mesazhin që mësuesja iu ka dërguar prindërve të nxënësve të saj pak ditë para festës. Mësuesja ka kërkuar që për festën e saj të mos marrë asnjë dhuratë prej nxënësve. Ajo thotë se misioni i saj është i gjatë dhe i pacënueshëm, prandaj nuk do të marrë asnjë dhuratë.

Dëshira e vetme e mësueses është mbarëvajtja dhe suksesi i nxënësve të saj.

Mesazhi i qytetarit:

Fatmiresisht ka akoma nga ato mesuese qe e quajne mision mesimdhenien! Ka dhe nga ato qe i duan cash. Do ju lutesha ta shperndanit ndoshta dhe mesuese te tjera do te sensibilizohen

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit