Nga shtëpi, në vila bari/ Shqipërinë e ka zili edhe Londra, kapet ferma e radhës e kanabisit në Fier

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 15.02.2023, 10:05

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi kanë përshtatuR një vilë trekatëshe si “vilë bari” në qytetin e Fierit, që së fundmi është përballur me disa aktivitete kriminale të substancave të paligjshme.

Erjon Marini alias Xhevair Gashi, që ishte pronari i vilës,ka rënë në pranga, teksa të njëjtën gjë policia ka bërë edhe me faturistin e OSHEE, Klajdi Gremin, si dhe elektricistin Behar Feta. Në këtë operacion, policia ka sekuestruar 181 bimë kanabisi, të rritura në vazo me ndihmën e llambave elektrike, që harxhojnë një sasi të madhe elektriciteti.

Shtëpia e barit ishte shtrirë në pesë dhoma të banesës, teksa janë sekuestruar edhe të gjitha pajisjet që shërbenin për kultivimin e kanabisit. Gjithashtu, u bë bllokimi i vilës trekatëshe, ku kultivoheshin bimët narkotike.

Vetëm pak ditë më parë më parë u gjetën edhe sy shtëpi bari në dy vila të tjera në Shijak dhe më pas në Vlorë, teksa më mirë të mos e imagjinojmë numrin e vilave që ende nuk janë parë nga policia. Me pak fjalë Shqipëria e ka kaluar në tjetër standard këtë aktivitet duke lënë shtëpitë e barit dhe kaluar në vila bari.

Kultivimi i lëndës narkotike padyshim që është një shkelje e rëndë e ligjit, por edhe vjedhja e energjisë elektrike përbën gjithashtu një krim, që rëndon direkt në kurrizin e qytetarëve, pasi nëse qeveria e rrit çmimin e energjisë, një arsye është edhe humbja që pëson OSHEE nga ky aktivitet.

Të arrestuarit:

– E. M. alias Xh. G., 44 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Ky shtetas është pronari i vilës në të cilën Policia zbuloi 5 ambientet e përshtatura për kultivim të bimëve narkotike;

-K. G., 40 vjeç, banues në Fier, me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-B. F., 47 vjeç, banues në Fier, me detyrë elektricist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon dhe hetimi pasuror ndaj pronarit të vilës, shtetasit E. M. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit