Zbuten qëndrimet e naftëtarëve, nis zbatimi i vendimit për marzhën e fitimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.02.2023, 15:28

Naftëtarët në vend po e respektojnë vendimin e fundit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për marzhën e fitimit, përkundër që Shoqata e naftëtarëve ka shprehur pakënaqësi për këtë vendim.

Mirëpo, kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani bën të ditur se janë zbutur qëndrimet e naftëtarëve të cilët në mbledhjen e fundit ishin të tensionuar dhe kishin kërkuar protesta dhe mbyllje të pikave të karburanteve.

Megjithatë, Berjani paralajmëron se këtë vendim do ta dërgojnë në Gjykatën përkatëse për shqyrtim, pasi që sipas tij është i kundërligjshëm.

Se ka pasur abuzim me çmime nga ndonjë kompani, Berjani thekson se nuk ka informacione për këtë, por për këta ai shton se duhet te merret inspektorati dhe organet kompetente.

“Vendimi është duke u respektuar dhe është i plotfuqishëm. Por, në mbledhjen e kuvendit të shoqatës tonë situata ka qenë e tensionuar, ku anëtarët kanë kërkuar të protestohet dhe mbylljen e pikave të shitjes së karburanteve. Mirëpo, kemi dalë nga ajo situatë dhe kemi vendosur që me iu drejtuar gjykatës për vendim e ministrisë. Ne iu kemi drejtuar me një letër kërkesë ministres, sot presim me na e kthyer përgjigjen. Megjithatë si ta kemi përgjigjen nga ajo(ministrja Rozeta Hajdari), ne do t’i drejtohemi gjykatës… (2’29)Sepse vendimi I cili është nxjerrë është në kundërshtim me ligjin dhe me udhëzimin”, thekson ai.

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ditë më parë ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

Berjani ka treguar se sot çmimet e derivateve janë: 1.37 eurocentë për naftë dhe 1.34 eurocentë për benzinë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës si dhe raportin e Inspektoratit të Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit