Ish e dashura e Ronaldos sulmon Georgina Rodriguez: Je bërë si Kim Kardashian

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.01.2023, 00:05

Ish e dashura e Cristiano Ronaldos i ka hapur “luftë” partneres së tij aktuale Georgina Rodriguez, duke e akuzuar atë se ka kryer disa ndërhyrje estetike për të ngjasuar me Kim Kardashian.

Ronaldo dhe e dashura Georgina kanë qenë së bashku për gjashtë vjet, dhe shpesh shfaqen në ngjarje publike me njëri-tjetrin (foto në vitin 2019 së bashku)

Nereida Gallardo, 39 vjeç, u takua me yllin e futbollit për tetë muaj në vitin 2008 dhe tani drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Balearik. Ish-modelja krenohet me 40,000 ndjekës në Instagram, ku promovon trajtimet që kryen në biznesin e saj, duke përfshirë reduktimin e yndyrës jo-kirurgjikale, zbardhjen e dhëmbëve dhe filler-at.

Nereida Gallardo, 39, ishte në lidhje me yllin e futbollit për tetë muaj në vitin 2008 dhe tani drejton sallonin e saj të bukurisë në Ishujt Balearik (foto së bashku)

39-vjeçarja ka përdorur partneren e re të ish-të dashurit të saj si një shembull të një personi të famshëm që ka kryer ndërhyrje estetike, edhe pse Georgina nuk e ka treguar kurrë publikisht nëse ka bërë një procedurë të tillë. Nereida postoi një foto të vjetër, pa datë të Georgina dhe një selfie më të re për të demonstruar se si ka ndryshuar pamja e saj.

Pasi shtoi shigjetat e kuqe që tregojnë hundën dhe gojën e Georginë, estetistja shkroi:

Sot do të flasim për Rhinoplasty ose Rhinomodelation.

Nereida postoi këto foto të Georgina-s krah për krah dhe sugjeroi se ajo ka bërë punë kozmetike në hundë dhe buzë.  Georgina asnjëherë nuk e ka konfirmuar publikisht nëse ka kryer ndonjë procedurë estetike

Ajo më pas vazhdoi të shpjegojë ndryshimin midis të dyjave, duke thënë se njëra përfshinte operacionin dhe tjetra teknika joinvazive për të patur 'hundën që keni ëndërruar gjithmonë'. Në postim ajo shkroi:

Georgina Rodriguez ngjan gjithnjë e më shumë me Kim Kardashian, si mendoni?! Transformim mbresëlënës i të dyjave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit