Nuk iu paguan ditët e pushimit/ Kuzhinieri lëshon në restorant një tufë buburrecash dhe largohet

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 17:03

Një kuzhinier la një tufë me buburreca në kuzhinën e restorantit ku punonte, pasi u grind me punëdhënësin për pagesën e pushimeve.

Mediat e huaja raportojnë se 25-vjeçari Tom Williams u largua nga puna në pijetoren Royal William IV, në Lincoln për një mosmarrëveshje mbi pagën e tij më 11 tetor 2022.

Dy ditë më vonë, Williams një tufë buburrecash në kuzhinë, pasi më parë kishte kërcënuar se do ta bënte këtë gjë.

Prokurori David Iger tha: “Ai hyri në ambiente dhe lëshoi ​​një tufë buburrecash. Është një specie jo-vendase e buburrecave që përdoret për të ushqyer gjarpërinjtë dhe tarantulat. Epo, kjo nuk është dhurata e ndarjes që kishim në mendje.”

Lokali humbi rreth 22,000 paund, pasi u detyrua të mbyllej për një pastrim të thellë pas sulmit nga ish-kolegu.

Ëilliams u shpall fajtor për vjedhje me qëllim për të shkaktuar dëme kriminale në pijetore dhe për mosparaqitje në gjyqin e tij. 25-vjeçari, i cili ka katër vepra të mëparshme për sulm me rrahje, armëmbajtje të mprehtë, sulm dhe sjellje të parregullt, u dënua me 17 muaj burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit