Rrumbullaku i jep 6.5 MILIARD Lekë oligarkut Lir Shtufi e Gjysho Merko të kullës tek Rr. e Elbasanit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.01.2023, 14:23

Oligarkët gllabërues të përmendur në këtë artikull, kanë secili një prej kullave simbolizuese të oligarkisë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë “Ante Group Shpk” Gjysho Merkon ndërtuesin e kullës “Lion Gate Park” në hyrje të liqenit tek Rruga e Elbasanit ku një apartament bazik kap vlerën e 800.000€ dhe Ilir dhe Kujtim Shtufin pronarë të “NOVA Construction shpk”, ndërtues të kullës më të lartë në kryeqytet të trumpetuar nga Erion Veliaj “Mali i Tiranës”.

Merko është bërë subjekt hetimi i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave teksa me tenderat e shumtë publikë që merr dhe shitjen e apartamenteve tek kulla e tij me çmime galopante po tenton të dalë i pastër me ndihmën e qeverisë. Ortakët e tij Shtufët njihen prej kohësh si klientë të Erion Veliajt dhe përfitues të lejeve të ndërtimit pa kriter së bashku me kunatin e tyre Mark Lulin.

Së bashku me ortakun e tij Ilir Shtufin, këto dy oligarkë maska të parave publike qëndrojnë si marioneta, fijet e të cilëve i manovrojnë “shefa” më të lartë të njëjtë me atë të Pëllumb Salillarit.

Merko dhe Shtufi kanë përfituar një tender me vlerë mbi 6.5 MILIARD LEKË pa TVSH nga Muhamet Rrumbullaku për Ndërtimin e Institutit të Policisë Shkencore. Ironikja në këtë fakt është se si policia e cila supozohet të luftojë krimin dhe paratë e pisëta ndihmon marionetat e qeverisë të dalin të larë, duke i dhënë para të ndershme, të taksave të qytetarëve shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit