Është hedhur ditën e sotme shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kombeve, një turne dytësor, që zëvendëson miqësoret e shumta, por që dhuron edhe përballje “titanësh” shumë të bukura.
Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia janë skuadrat që kanë arritur të kualifikohen deri në këtë fazë të rëndësishme të kompeticionit dhe që do të diskutojnë së bashku fitimin e trofeut.
Pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës, fati vendosi të vërë përballë Italinë me Spanjën dhe Holandën me Kroacinë. Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet ku do të luhen ndeshjet janë Roterdami dhe Enschede.
Dy gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa dy finalet, ajo për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhen më 18 qershor.
Ndeshjet
14 qershor, Holandë-Kroaci
15 qershor, Spanjë-Itali