Një biznesmen dhe një politikan do të vritej? Çfarë hetoi kundrejt pagesës ish-zyrtari i FBI-së në Shqipëri

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 24.01.2023, 17:20

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dyshohet se përveç se dezertoi misionin e tij duke bashkëpunuar me Edi Ramën, ka pasur edhe detyra të tjera. Sipas dosjes hetimore, McGonigal mori përsipër të zbulonte se kush ishin porositësit e vrasjes së një politikani dhe një biznesmeni shqiptar.

Në shtator 2017, në Shqipëri, McGonigal u prezantua nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, me një biznesmen dhe politikan shqiptar. Personi që i prezantoi me dy 'vipat' i tha McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar. Ky detaji konfirmohet në pikën e 23 të akuzës së ngritur në Uashington.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për qendrimin në hotel për aq kohë sa gjendej në Shqipëri.” Këtu ngrihet dyshime të arsyeshme se ish-zyrtari i lartë u përdor dhe u shpërblye për shërbimet e tij që ofroi, në kundërshtim me misionin për të cilin ishte ngarkuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit