Policia italiane ka arrestuar një 45- vjeçar shqiptar pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi i shqiptarit është bërë në Compagnia di Cantu i cili më pas është vënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' të dhënë nga gjyqtari, i hetimeve paraprake të Gjykatës së Komos.
Shqiptari i cili tashmë ndodhet në burgun Bassone në Como, trafikonte drogë kryesisht të llojit kokainë dhe marijuanë. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi droge e dyshuar kokainë.