Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë/ Dalin të dhënat e para nga hetimi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.01.2023, 16:28

Rrëzimi i një helikopteri mbi një kopsht fëmijësh në Brovary të Ukrainës i atribuohet gabimit të pilotit, sipas të dhënave paraprake të hetimit, bazuar në burime nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Sipas burimeve, piloti i helikopterit po fluturonte shumë ulët në kushte të dukshmërisë së ulët, kishte mjegull të dendur atë ditë dhe e pa shumë vonë ndërtesën e kopshtit. Të njëjtat burime thanë për Strana se piloti zgjodhi këtë rrugë për shkak të frikës së sulmeve me raketa nga Bjellorusia.

Piloti vendosi të fluturojë nëpër Brovary. Kishte mjegull dhe dukshmëria nuk ishte e mirë, si dhe dritat paralajmëruese, të cilat janë të pranishme në ndërtesat e larta, ishin të fikura. Në një moment kritik, piloti pa një shtëpi përballë tij, por ai nuk kishte më mundësi për të parandaluar një fatkeqësi. E ktheu me shpejtësi, por helikopteri u përplas në kopshtin më të afërt”, tha një burim i Ministrisë së Brendshme për Strana.

Kujtojmë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 14 persona, mes tyre një fëmijë, 25 persona kanë mbetur të plagosur, 11 prej të plagosurve fëmijë. Mes të vdekurve ishte ministri i brendshëm i Ukrainës, Denis Monastirsky, zëvendësi i tij i parë dhe zëvendësministri i ministrisë së brendshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit