Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi një 37-vjeçar, pasi akuzohet se ka grabitur me dhunë një qytetare. Sipas njoftimit të policisë ky 37-vjeçari i ka vjedhur me dhunë varësen një shtetaseje në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë.
Kjo zonë është më e populluara gjatë ditës dhe natës, por kjo nuk e penguar hajdutin që të finalizojë grabitjen
Pas hetimeve të kryera u bë e mundur identifikimi dhe kapja e 37-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. T., 37 vjeç, pasi në Rrugën e Elbasanit, i ka vjedhur me dhunë varësen shtetases Z. H.