Humbi jetën në lule të rinisë/ Foto e 20-vjeçarit që u përplas për vdekje nga një makinë, autori ende në arrati

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.01.2023, 13:34

Mbrëmjen e djeshme, në Elbasan u regjistrua një aksident fatal me një viktimë. Një shtetas i paidentifikuar përplasi me makinë këmbësorin Fiori Sula, 20 vjeç, në qytetin e Elbasanit. Si pasojë e përplasjes, i riu që shihni në foto humbi jetën rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa policia po heton zbardhjen e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit. I riu do të përcillet sot në banesën e fundit rreth orës 14:00 në Cërrik. JOQ Albania i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit për humbjen e thellë të djalit të tyre në një moshë të re!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit